Posterët e çlirimtarëve valojnë nëpër Skenderaj

11 shtator 2026 | 16:25

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ndarë një mesazh përmes të cilit ka vënë në pah figurat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët, sipas tij, kanë shkruar historinë e vendit përmes punës, sakrificës dhe luftës për liri.

Lushtaku ka theksuar se portretet e çlirimtarëve nëpër Skenderaj shërbejnë si kujtesë për gjeneratat e sotme dhe të ardhshme për çmimin që është paguar për lirinë.

“Sot, qyteti ynë flet me portretet e atyre që e shkruan historinë me punën dhe sakrificën e tyre. Në çdo cep të Skenderajt, Çlirimtarët na kujtojnë se liria nuk u fal, por u fitua me luftë, me gjak dhe me sakrificë!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë para se përzgjedhësi Zinedine Zidane të publikojë listën…