Përplasje e ashpër mes Xhakës dhe yllit të Arsenalit

13 shtator 2026 | 09:21

Arsenali fitoi 0-2 ndaj Sunderlandit, por në fund të ndeshjes pati tensione mes Granit Xhakës dhe mbrojtësit Ezri Konsa, duke detyruar lojtarët e të dyja skuadrave të ndërhynin për t’i ndarë.

Pas ndeshjes, Konsa pretendoi se Xhaka e kishte provokuar dhe se gjatë përplasjes i kishte thënë: “Të shkatërroj”.

“Bashkëlojtari im ishte në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë. Në vend se të shfaqte sportivitet, Xhaka e kapi për ta ngritur. Shkova dhe e shtyva”, deklaroi Konsa.

Sipas tij, pas fjalëve të Xhakës, ai i është përgjigjur: “Nëse mendon se ke guxim, eja tek unë pas ndeshjes dhe thuaje sërish”.

Përplasja më pas u tensionua, me lojtarët e të dyja skuadrave që ndërhynë për të shmangur një përleshje më të madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia zhvillon të dielën zgjedhjet parlamentare në një garë tejet…