Për VV-në, Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme, Çitaku jo

13 shtator 2026 | 11:16

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje, Tanja Vujoviq nga Lista Serbe ishte e pranueshme për nënkryetare të Kuvendit, ndërsa Vlora Çitaku, nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe ambasadorja më e suksesshme e Kosovës në SHBA – JO.

“Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, në koordinim me Listën Serbe, orkestruan edhe një raund të shëmtuar populizmi, me votime të destinuara për të dështuar, vetëm për spektakël politik. Shihemi pas të 16-it dhe, natyrisht, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese!”, ka shkruar Deliu në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të konstituuar Kuvendin, pa…