LDK-ja e njeh konstituimin e Kuvendit: Për 20 minuta u zgjidh, kështu është kur ka vullnet politik
13 shtator 2026
| 11:51
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës e konsideron gjithashtu të konstituuar Kuvendin.
Megjithëse tha se LDK-ja ua njeh partive të drejtën partive politike “për t’i bërë propozimet e tyre”
“Për 20 minuta u konstitua Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kjo është një dëshmi që kur vullneti politik dhe kur ushtrimi i demokracisë bëhet më i lehtë, kemi instituicione”, tha ajo në një konferencë për media.
Ajo tha se “po shihet që vetëm mungesa e vullnetit politik të grupit të parë parlamentar ka bërë që të ketë vonesa deri ditën e sotme”.
Të premten LDK-ja nuk pranoi ta propozojë Kujtim Shalën për nënkryetar dhe e lëshoi sallën e Kuvendit.



