Betohet kabineti qeveritar Kurti 4
Anëtarët e kabinetit qeveritar Kurti 4 dhanë betimin.
Pas intonimit të himnit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti, ka lexuar tekstin e betimit të kabinetit qeveritar.
“Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të qeverisë. Do ta respektoj Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Betohem!”, ka thënë Kurti.
Qeveria Kurti 4 ka marrë 62 vota për dhe 8 kundër.
Pas betimit, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, i ka përfunduar punimet e seancës së jashtëzakonshme.
Përbërja e qeverisë së re:
Kryeministër, Albin Kurti
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështje të pakicave: Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Brendshëm: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzim Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit: Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: RASejnur Vejvoda



