Aleanca do t’i drejtohet Kushtetueses, Gjini: Qeveria Kurti 4 është jokushtetuese dhe jolegjitime
13 shtator 2026
| 16:48
Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi vlerëson se Qeveria Kurti 4 është jokushtetuese dhe jolegjitime.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se pret adresim me prioritet të kësaj çështje nga Kushtetuesja.
“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.



