Endrit Thaçi ndan pamje të reja nga marshi i djeshëm

13 shtator 2026 | 18:31

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar pamje të reja nga marshi i mbajtur dje në Prishtinë.

“Marshi për Liri” u organizua në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në marshim morën pjesë një numër i madh qytetarësh, ndërsa në mesin e mesazheve të shfaqura në pankarta dhe flamuj ishte edhe mbishkrimi “Heronj të luftës”.

Pikërisht një prej këtyre pamjeve është publikuar nga Endrit Thaçi në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…