Vetaksident në Shirokë të Suharekës, vdiq 49-vjeçari

14 shtator 2026 | 09:05

Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të trafikut që ndodhi të dielën pasdite në rrugën e Transitit, në Shirokë të Suharekës.

Siç bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, për Klankosova.tv, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, kur ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tre pasagjerët, një 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kanë marrë lëndime të lehta.

“Rreth orës 20:40, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është njoftuar Policia se ngasësi, P.K., nga Hoça e Vogël e Rahovecit, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Rasti po hetohet nga njësitë kompetente të Policisë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thotë PK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave…