Me kërkesë të Ministrisë së Sportit, Përparim Ramës nuk i lejohet të marrë fjalën në forumin “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”

14 shtator 2026 | 10:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit se ka kërkuar përjashtimin e tij nga lista e folësve në forumin “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”, i organizuar nga European Investors Council (EIC).

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se, pavarësisht se Prishtina është qyteti nikoqir i “Lojërave Mesdhetare 2030”, ai nuk është përfshirë në mesin e folësve në forum, sipas tij, me kërkesë të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Sportit.

Rama e ka cilësuar këtë si “vendim politik” dhe “presion ndaj organizatorëve”, duke mohuar se bëhet fjalë për një çështje protokollare.

Njoftimi i plotë:

PËRJASHTIMI SI MODEL QEVERISËS I ALBIN KURTIT!

Prishtina është qyteti nikoqir i “Lojërave Mesdhetare 2030”. Megjithatë, në forumin “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”, të organizuar pikërisht për rrugën drejt vitit 2030, nga European Investors Council (EIC), unë si Kryetar i Prishtinës përjashtohem nga fjala, sipas organizatorëve, me kërkesë direkte të Ministrisë së Sportit.

Kjo nuk është gafë protokollare. Është vendim politik dhe është presion ndaj organizatorëve! Ironikisht ky forum është i organizuar për koordinim, partneritet dhe investime. Ky është mentaliteti qeverisës i Albin Kurtit, ku edhe një projekt i përmasave ndërkombëtare tentohet të filtrohet përmes interesit partiak dhe kontrollit politik.

Të organizosh forum për Prishtina 2030 dhe të kërkosh përjashtimin e Kryetarit të Prishtinës nga fjala është institucionalisht absurd dhe politikisht simptomatik.

Albin Kurti mund ta kontrollojë listën e folësve, por Prishtina 2030, fatmirësisht, është shumë më e madhe se lista e tij, komplekset e tij dhe deficitet e tij personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FRIGO AVI SH.P.K., me NUI: 810822727, njofton se Certifikata e…