Bujar Haradinaj niset drejt Hagës në përkrahje të krerëve të UÇK-së: Pres që të kthehemi bashkë në Kosovë

14 shtator 2026 | 14:00

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bujar Haradinaj, është nisur drejt Hagës për të shprehur përkrahjen e tij për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se i njeh ish-krerët e UÇK-së që nga viti 1997 dhe se është i bindur për kontributin dhe sakrificën e tyre për çlirimin e Kosovës.

“Unë kam pasur fatin t’i njoh këta burra që nga viti 1997. E di për mundin dhe sakrificën e tyre. Jeta e tyre ka qenë shumë e vogël ndaj procesit dhe ndaj lirisë së Kosovës. Ata asnjë gjë nuk kanë kursyer deri në çlirimin e saj”, ka thënë Haradinaj gjatë një paraqitjeje në “KosovaLive”.

Ai ka deklaruar se ka vendosur të jetë në Hagë me shpresën se drejtësia do të triumfojë dhe e vërteta do të dalë në shesh.

“Për shumë arsye, unë kam vendosur që të jem atje, sepse unë pres që të mërkurën drejtësia do të triumfojë dhe e vërteta do të dalë në shesh”, është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë gjithashtu se pret që të pranishmit në Hagë të kthehen së bashku me ish-krerët e UÇK-së në Kosovë dhe se më 16 shtator të festohet.

Besimi se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen në Kosovë më 16 shtator është shprehur edhe më herët nga Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane, ish-ylli dhe ish-trajneri i Real Madridit, ka vlerësuar…