Gruda: Nesër në Kushtetuese do ta kontestojmë vendimin për zgjedhjen e qeverisë së Kurtit
14 shtator 2026
| 21:33
Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, paralajmëroi se nesër do të kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Kurti.
“Nesër në mëngjes do të deponojmë kërkesën e re ku do të kontestojmë vendimin për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”, tha Gruda në Pressing.
“Nesër në orën 09:00 do të kemi një konferencë për media pranë Gjykatës Kushtetuese, do të kontestojmë vendimin për zgjedhjen e qeverisë së Albin Kurtit, dhe do të kontesojmë çdo vendim që del nga ky kuvend i themeluar në këtë rrugë”, paralajmëroi Gruda.



