Haradinaj rrëfen takimin e parë me ish-krerët e UÇK-së në Hagë

14 shtator 2026 | 22:21

Nasim Haradinaj, në një dokumentar special kushtuar zhvillimeve në Hagë nga viti 2020 deri më sot, ka rrëfyer se si u takua për herë të parë me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai tregoi se në fillim masat e sigurisë ishin të rrepta, edhe për shkak të pandemisë COVID-19. Me kalimin e kohës, sipas tij, ata u lejuan të qëndronin bashkë.

“Kur kaloi koha e COVID-it, na kanë qitë bashkë me nejt. Unë e Cali, Ysi dhe kemi qenë bashkë. Ngritjen e aktakuzave e kemi parë në televizor dhe për herë të parë i kemi parë e kemi kontaktuar përmes dritares. Të parin e kemi parë bacën Jakup, të dytin Rexhën. Jemi përshëndetur, megjithatë na jepnin vërejtje. Kanë mujt me na dëgju, ne kemi kënduar këngë për UÇK-në dhe për unitet”, rrëfeu Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sërish nesër Gjykatës…