Gashi: Nga sot fjalën e ka Gjykata Kushtetuese

14 shtator 2026 | 22:28

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka vlerësuar se çështja tashmë mbetet në duart e Gjykatës Kushtetuese, nga e cila pritet të përcaktohet rruga e mëtejshme.

Sipas Gashit, që nga 5 gushti është tejkaluar afati kushtetues me të cilin është përballur subjekti fitues i zgjedhjeve.

“PREJ SOT PARADITE, FJALËN E KA GJYKATA KUSHTETUESE. Që nga 5 gushti, fituesi i zgjedhjeve është përballur me një afat kushtetues të tejkaluar. Kjo nuk është më çështje retorike politike, por çështje e zbatimit të Kushtetutës. Tash le të flasë Gjykata. Pas vendimit, do të dihet rruga përpara dhe përgjegjësia politike për secilin”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nasim Haradinaj, në një dokumentar special kushtuar zhvillimeve në Hagë…