Trumpi thotë se 5 mijë dollarët për çdo amerikan të rritur mund të ndahen “lehtë” nga buxheti

14 shtator 2026 | 22:48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të dielën se vendi mund ta përballojë premtimin e tij për të ndarë nga 5.000 dollarë për secilin amerikan të rritur, nëse Partia Republikane e ruan kontrollin e shumicës së ulëseve në Kongres në zgjedhjet e këtij viti.

“Nuk e di, por është lehtë, nëse republikanët fitojnë. 5 mijë dollarë për të gjithë të rriturit në vend dhe ne mund ta menaxhojmë lehtë këtë, sepse po marrim aq shumë para” –tha Trumpi para gazetarë, kur u pyet nëse do të ketë nevojë që Kongresi t’i miratojë këto pagesa, duke shtuar se triliona dollarë po hyjnë në vend, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi e zbuloi idenë e ndarjes së 5 mijë dollarëve për secilin amerikan të rritur gjatë një fjalimi në konventën e Partisë Republikane javën e kaluar. Duke folur para gazetarëve të dielën në Irlandë, ku po merrte pjesë në një garë golfi në klubin e tij në Doonberg, presidenti tha se qeveria amerikane i ka mjetet për këto pagesa.

Megjithatë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha të dielën se për këto pagesa do të nevojitej miratimi nga Kongresi. “Natyrisht, djalli është në hollësi. Duhet ta kuptojmë këtë” – tha Johnson në televizionin CNN.

Politikanët demokratë e kritikuan këtë ide të dielën. Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, tha se ajo nuk është “propozim serioz”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Mocha-s në Jemen është kthyer në një front…