Shala nga IKD: Tejkalimi i afateve kushtetuese është shkelje, Kushtetuesja duhet t’i përcaktojë pasojat

15 shtator 2026 | 08:17

Kërkesa për masë të përkohshme lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit është deponuar këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa vendimi i kësaj gjykate pritet të jetë përcaktues për tejkalimin e bllokadës institucionale.

Njohësi i çështjeve juridike nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka thënë se tejkalimi i afateve të përcaktuara me Kushtetutë përbën shkelje kushtetuese.

“Tejkalimi i çdo afati të paraparë në Kushtetutë është i pakuptimtë dhe është shkelje kushtetuese. Në aktgjykimet e kaluara, Gjykata Kushtetuese nuk e kishte përcaktuar se cilat janë pasojat juridike për shkeljen e këtij afati”, ka deklaruar Shala.

Sipas tij, tashmë Gjykata Kushtetuese e ka mundësinë që të qartësojë nëse tejkalimi i këtyre afateve sjell pasoja juridike dhe cilat do të ishin ato.

“Tash e ka mundësinë para vetes që të tregojë nëse ka pasoja juridike përkitazi me këtë çështje, dhe nëse po, cilat janë ato pasoja juridike”, tha Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shkarkuar të mërkurën Prokurorin e…