Shkencëtari Naim Krasniqi boton edhe në anglisht librin “Uraniumi 23XU”

15 shtator 2026 | 11:16

Shkencëtari Naim Krasniqi ka botuar edhe në gjuhën angleze librin e tij “Uraniumi 23XU”, i cili në gjuhën shqipe është botuar vitin e kaluar.

Botimi në gjuhën angleze sjell një trajtim më të zgjeruar të tematikës së librit, duke përfshirë edhe sqarime për disa procese të tjera që nuk janë trajtuar në botimin e mëparshëm në gjuhën shqipe.

Ndërsa në versionin shqip janë shpjeguar një sërë procesesh, në botimin e ri në gjuhën angleze do të paraqiten dhe sqarohen edhe procese të tjera, duke ofruar një qasje më të plotë ndaj përmbajtjes dhe hulumtimeve të paraqitura në librin “Uraniumi 23XU”.

Edhe pse në mesin e tri izotopeve të uraniumit natyral, supozohet se vetëm rreth 0,7% janë atome të uraniumit (U235), të cilat përdoren për prodhimin e energjive bërthamore, sipas autorit, atome natyrale të uraniumit (U235) nuk ekzistojnë në gjendje të lirë në natyrë, por fabrikohen artificialisht përmes forcave të fërkimit që zhvillohen në mes atomeve natyrale të uraniumit (U238), në difusionet e ndryshme termike, elektromagnetike, të gazta, e në veçanti centrifugale….

Gjatë difusioneve të ndryshme, sa më shumë, dhe sa më gjatë që fërkohen në mes veti molekulat e tetraklorurit të uraniumit (UCL4) apo hexafluoridit të uraniumit (UF6), aq më shumë ngriten nivelet energjetike të atomeve natyrale të uraniumit (U238) në brendësi të tyre.

Sa më shumë që ju ngritën nivelet energjetike të atomeve natyrale të uraniumit (U238), aq më shumë rriten rrezet e mbështjellësve atomik. Sa më shumë që rriten rrezet e mbështjellësve atomik, aq më shumë rritet intensiteti i forcave shtytëse të fushës antimagnetike të tokës ndaj këtyre mbështjellësve atomik, e aq më shumë zbret masa e atomeve të uraniumit.

Zbritja e masës së atomeve të uraniumit shkakton një konfuzion, si në ndarjen e tyre, ashtu edhe në kuptimin e tyre, sepse shkencëtarët mendojnë që për shkak të masës më të lehtë, janë ndarë atomet e uraniumit (U235) nga atomet e uraniumit (U238), e që në realitet nuk është ashtu, sepse masa e atomeve të uraniumit (U235) ka zbritur, për shkak se përmes forcave të fërkimit janë ngritur nivelet energjetike të uraniumit (U238) aq shumë, sa me kalimin e kohës, dhe fërkimeve të vazhduara, janë transformuar në atome të uraniumit (U235).

No description available.

Sipas autorit, ngritja e niveleve energjetike të atomeve të uraniumit gjatë difusioneve të ndryshme, ndezë alarmin e rrezikut permanent, që në raste të caktuara, një apo më shumë atomeve të uraniumit, mund të ju ngritën aksidentalisht aq shumë nivelet energjetike sa të kalojnë në gjendjen kritike.

Kalimi i atomeve të uraniumit në gjendje kritike, qoftë në brendi të pastileve të uraniumit që përdoren si energji në centrale bërthamore, apo në brendësi të armëve bërthamore, shkakton një dezintegrim spontan edhe pa veprimin e forcave të jashtme, apo me një veprim minimal të forcave të jashtme, sa që mund të shkaktohen reaksione të pa kontrolluara zingjirore bërthamor me pasoja fatale, ashtu sikur ka ndodhur në Çernobil të ish BRSS, apo Fokushima….

Në libër, autori rëndësi të veçantë ju kushton prezencës, apo formimit të fushave elektrostatike veriore (E’N’) dhe jugore (E’S’). Sipas autorit, për aq kohë sa këto fusha gjenden në presione të ulëta, natyra e fushave elektrostatike veriore (E’N’) dhe jugore (E’S’) anon nga natyra e fushave magnetike veriore (N’) dhe jugore (S’), kurse në momentin kur ushtrohet presion i lartë mbi këto fusha, kjo ndikon që fushat elektrostatike veriore (E’N’) dhe jugore (E’S’) të transformohen në rryma elektrostatike reaktive dypolare veriore ⸾(E’N’) dhe jugore ⸾(E’S’), të cilat rryma sapo të bien në kontakt me njëra tjetrën, shkaktojnë djegie apo eksplodime spontane.

Sipas autorit planeti i tokës posedon pole koncentrike veriore (K’N’) dhe jugore (K’S’), të cilat përbëhen nga fushat elektrostatike veriore (E’N’) dhe jugore (E’S’), fushat elektrostatike polare veriore (E’p’N’) dhe jugore (E’p’S’), si dhe fusha magnetike veriore (N’) dhe jugore (S’) e tokës.

Prezenca e fushave elektrostatike veriore (E’N’) dhe jugore (E’S’) e tokës, sipas autorit, është një argument, sepse në natën në mes netëve të martës 27 dhe të mërkurës 28 gusht të vitit 2024, kur sateliti starlink 2382, përplaset për fushën elektrostatike veriore të tokës (E’N’) është djegur, për shkak të kontaktit në mes të rrymave elektrostatike reaktive veriore ⸾(E’N’) dhe jugore ⸾(E’S’), të cilat janë formuar gjatë reaksioneve në mes të fushës elektrostatike veriore të tokës (E’N’), me fushën elektrostatike jugore (E’S’) të satelitit starlink 2382.

Kuptohet, sipas autorit, çdo objekt, duke përfshi edhe armët bërthamore posedojnë dy polaritete elektrostatike, atë veriore (E’N’) dhe jugore (E’S’). Prandaj bazuar në ligjin e natyrës së fushave elektrostatike veriore (E’N’) dhe jugore (E’S’), varësisht intensiteteve dhe presioneve të tyre, çdo përplasje në mes njërës fushë elektrostatike të armëve bërthamore, me njërën fushë të kundërt elektrostatike të tokës, apo qoftë çfarëdo fushe tjetër elektrostatike që formohet qëllimisht apo aksidentalisht, shkakton eksplodim spontan të armëve bërthamore, qoftë brenda sipërfaqes, mbi sipërfaqen e tokës apo në lartësi.

Naim Krasniqi jeton në Francë, si dhe është eksperimentues dhe teoricien i fizikës. Krasniqi ka vite që parashtron një teori ndryshe për fizikën dhe për universin. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura…