Gjykata e Lartë merr vendim, Erion Veliaj mbetet në burg

15 shtator 2026 | 11:47

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur të martën në Dhomë Këshillimi, ka shqyrtuar kërkesën e Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme.

Veliaj kishte kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lidhur me masën e sigurisë ndaj tij.

Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 13 mars 2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi është marrë bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar kërkesën e Veliajt dhe ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm, duke bërë që kryebashkiaku i Tiranës të vijojë të qëndrojë në burg.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur më datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e interesuar: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: shfuqizimin e vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar përmes vendimit nr. 14, datë 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja ‘e’ të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij…