Atalanta synon Zhegrovën në janar

15 shtator 2026 | 11:48

Dy golat e parë të Edon Zhegrovës me Juventusin, kanë përmirësuar dukshëm situatën e tij te skuadra italiane.

Zhegrova në ndeshjen e fundit, të cilën Juventusi e humbi 3:2 në kampionat nga Sassuolo, realizoi dy gola dhe pati paraqitje fantastike.

Megjithatë, e ardhmja e tij te Juventusi nuk është plotësisht e sigurt dhe sipas mediumeve në Itali, Zhegrova ka gjasa të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

E interesim për shërbimet e Zhegrovës, ka shfaqur skuadra tjetër nga Serie A, Atalanta që tashmë ka nisur sulmin për transferimin e tij.

Atalanta po synon huazimin e Zhegrovës me opsionin e blerjes në fund të sezonit dhe pritet së shpejti ta kontaktojë Juventusin në lidhje me këtë çështje.

Zhegrova iu bashkua Juventusit verën e shkuar nga Lille dhe ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2030.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës…