Pak para verdiktit në Hagë, miq e familjarë mbërrijnë në shtëpinë e Hashim Thaçit

16 shtator 2026 | 10:28

Pak minuta para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shtëpinë e Thaçit kanë nisur të mbërrijnë miq e familjarë, raporton Ekonomia Online.

Në Hagë sot pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara e ka caktuar shpalljen e aktgjykimit për më 16 shtator, në orën 10:00. Seanca është publike dhe transmetohet në shqip, anglisht dhe serbisht, me 10 minuta vonesë.

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023, ndërsa faza e paraqitjes së provave është mbyllur më 18 dhjetor 2025. Në këtë proces kanë dëshmuar 134 dëshmitarë, ndërsa në proces marrin pjesë 156 viktima.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte, ndërsa të katër janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.

Të katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari Charles Smith, në hapje të seancës, është shprehur se…