‘Jemi të zhgënjyer’, avokati i Veselit: Do të vazhdojmë të kërkojmë lirimin dhe shpalljen të pafajshëm
16 shtator 2026
| 12:48
Pas vendimit të Dhomave të Specializuara për dënimin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-drejtuesit të UÇK-së, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim, ka folur avokati i tij, Rodney Dixon.
Dixon është shprehur se mbrojtja nuk pajtohet me vendimin, duke theksuar se gjatë procesit nuk është dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme përgjegjësia penale e Veselit.
“Jemi këtu sot për të thënë se jemi të zhgënjyer me këtë vendim. Nuk është arritur të dëshmohet ajo që është pretenduar dhe ka pasur hapësirë të konsiderueshme në provat mbi të cilat është marrë vendimi”, ka deklaruar Dixon.



