Begaj pas dënimit të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në

16 shtator 2026 | 13:22

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një reagimi, Begaj ka shprehur trishtim të thellë për vendimin e sotëm, ndërsa ka vlerësuar vendosmërinë për të apeluar aktgjykimin.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”, ka deklaruar presidenti shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka cilësuar vendimin si…