Hoti: Një aktgjykim s’mund ta zbehë historinë e UÇK-së dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri

16 shtator 2026 | 16:22

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas dënimit të shqiptuar ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Hoti është shprehur se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë historinë e UÇK-së dhe luftën e popullit të Kosovës për liri.

“Një aktgjykim nuk mund ta zhbëjë historinë e UÇK-së dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka theksuar se, sipas tij, përgjegjësia kriminale i takonte regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe aparatit shtetëror serb.

“Kriminal ishte regjimi i Millosheviqit dhe aparati shtetëror serb që ushtroi gjenocid, dhunë e represion mbi Kosovën, jo e drejta e popullit tonë për t’u çliruar”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Hoti ka theksuar se historia e UÇK-së nuk mund të trajtohet si histori kriminale.

“Historia e UÇK-së nuk mund të gjykohet si histori kriminale”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Hoti ka theksuar: “UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë së Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest ka reaguar përmes një komunikate…