Behrami kërkon përfundimin e mandatit të Speciales dhe EULEX-it: Mjaft është mjaft
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kërkuar ndërmarrjen e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Përmes një reagimi publik, Behrami ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përfundimin e mandatit të institucioneve të drejtësisë me seli në Hagë.
“Ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare!”, ka shkruar Behrami në “Facebook”
Ai ka kërkuar gjithashtu përfundimin e marrëveshjes me Holandën që lidhet me funksionimin e Dhomave të Specializuara, ndërsa veçmas ka kërkuar edhe përfundimin e mandatit të EULEX-it.
“Parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Duhet të përfundojë edhe marrëveshja me Holandën që lidhet me funksionimin e tyre. Veçmas, duhet të kërkohet edhe përfundimi i mandatit të EULEX-it. Mjaft është mjaft!”, ka shkruar Behrami.



