Ish-kryediplomati shqiptar: Ky proces nuk përfundon këtu, beteja ligjore duhet të vazhdojë në apel

16 shtator 2026 | 15:25

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hasani e ka cilësuar vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si “thellësisht zhgënjyes”, duke theksuar se beteja ligjore duhet të vazhdojë në fazën e apelit.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij për katër ish-krerët e UÇK-së dhe familjet e tyre, duke deklaruar se historia nuk përfundon me këtë vendim.

“Vendimi i sotëm kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është thellësisht zhgënjyes. Kur u takova me presidentin Thaçi në Hagë, ndanim bindjen se drejtësia përfundimisht do të triumfonte. Kjo bindje mbetet e pandryshuar edhe sot. Ky proces nuk përfundon këtu. Beteja ligjore duhet të vazhdojë në apel, përmes çdo rruge ligjore të mundshme. Gjatë gjithë këtij procesi, ata mund të mbështeten te përkrahja e palëkundur e shqiptarëve”, ka shkruar Hasani.

Kryediplomati shqiptar ka theksuar se qëndron në krah të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, si dhe të familjeve të tyre.

“Unë qëndroj në krah të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe të familjeve të tyre”, ka shkruar Hasani.

Ai është shprehur se sakrificat e tyre nuk do të harrohen dhe se historia nuk përfundon me aktgjykimin e sotëm.

“Populli shqiptar nuk i harron përpjekjet apo sakrificat e bijve të tij. Historia nuk nisi sot. As nuk përfundon me këtë vendim”, ka shkruar Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka…