Zjarr në objektin e EULEX-it, zjarrfikësit arrijnë në vendngjarje
16 shtator 2026
| 23:52
Situata pranë objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë është tensionuar pasi protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të objektit.
Si pasojë, ndërtesë e EUlex-it është përfshirë nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.
Protesta po vazhdon pranë objektit, ndërsa në terren janë edhe njësitë e shumta të Policisë së Kosovës.



