Protestuesit hedhin flakadanë, merr flakë objekti i EULEX-it në dalje të Prishtinës

17 shtator 2026 | 00:12

Një objekt që ndodhet në selinë e EULEX-it në dalje të Prishtinës duket se ka marrë flakë, pas hedhjes së një flakadani nga protestuesit që po e kundërshtojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesit më herët u panë duke hedhur gurë në drejtim të selisë së EULEX-it, ndërsa më pas edhe flakadanë.

Në një video që e ka siguruar gazeta “Nacionale”, shihet se brenda një dritareje të objektit ka shpërthyer flaka.

Pranë hyrjes së selisë së EULEX-it po qëndrojnë disa policë të pajisur me mjete mbrojtëse kundër turmave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark në një dalje televizive ka…