Leksionet, afatet dhe provimet: Si ta organizojnë studentët më mirë ditën?

17 shtator 2026 | 12:47

Fillimi i semestrit dhe i jetës studentore zakonisht duket perfekt, të paktën në letër. Leksionet janë të organizuara, afatet të shënuara, aktivitetet sportive të planifikuara dhe gjumi i parashikuar para mesnatës.

Dhe pastaj bie alarmi.

Leksioni zhvendoset në një tjetër sallë, takimi i grupit për projektin e përbashkët shtyhet për të njëjtën pasdite, provimi duket papritur shumë më afër se një ditë më parë, ndërsa koha mes angazhimeve zhduket diku mes rrugës, një kafeje dhe përpjekjes për t’iu përgjigjur gjithçkaje që ka mbërritur ndërkohë.

Studentët shpesh nuk kanë nevojë për një axhendë edhe më të ngjeshur. Ajo që u nevojitet është një mënyrë më e thjeshtë për të ndjekur ditën, për të pasur një pasqyrë të angazhimeve të ardhshme dhe për t’u përshtatur me ndryshimet, pa kontrolluar vazhdimisht disa aplikacione të ndryshme.

Prandaj, një pjesë e organizimit të përditshëm mund të zhvendoset në kyçin e dorës, duke i mbajtur informacionet e rëndësishme gjithmonë pranë, qoftë kur studentët shkojnë në leksion, takohen me grupin e projektit apo përgatiten për provimin e radhës.

Kur orari ndryshon para kafesë së parë

Smartfoni vazhdon të jetë qendra kryesore për mësimin, komunikimin dhe organizimin, ndërsa Galaxy Watch9 mundëson një kontroll të shpejtë të informacioneve më të rëndësishme.

Kur duart janë të zëna dhe nuk ka kohë për të hapur disa aplikacione, Google Gemini, i integruar drejtpërdrejt në Galaxy Watch9, u mundëson përdoruesve të ngrenë thjesht kyçin e dorës dhe, me anë të zërit, të bëjnë një pyetje, të organizojnë detyrat ose të aksesojnë informacione të rëndësishme në aplikacionet e lidhura, pa pasur nevojë të shtypin asnjë buton.

Me ndriçim maksimal prej 3,000 nitësh, ekrani mbetet i lexueshëm edhe në dritë të fortë natyrale, duke e bërë më të lehtë kontrollin e informacioneve gjatë nxitimit për në leksion ose ndërsa pritet transporti publik.

Vlera e një aksesi të tillë të shpejtë bëhet veçanërisht e dukshme në ditët kur gjithçka ndryshon njëherësh. Smartfoni mund të qëndrojë në çantë, ndërsa një vështrim në kyçin e dorës tregon angazhimin e radhës ose mesazhin që kërkon përgjigje. Gjatë periudhës së provimeve, kur leksionet, studimi, konsultimet dhe afatet konkurrojnë për të njëjtat orë të ditës, një pasqyrë e tillë mund ta bëjë organizimin më të lehtë.

Mbajtja nën kontroll e orarit është vetëm gjysma e sfidës gjatë një periudhe intensive studimi. Studentëve u nevojitet gjithashtu energji e mjaftueshme për t’u përqendruar te ajo që kanë planifikuar.

Galaxy Watch9 monitoron kohëzgjatjen dhe modelet e gjumit, si dhe zakonet që lidhen me të. Pas një jave mbledhjeje të të dhënave fillestare, Sleep Coaching i personalizuar i udhëzon përdoruesit përmes një programi tre deri në katërjavor, të përshtatur me zakonet dhe rutinën e tyre të gjumit.

Energy Score kombinon më pas të dhënat për gjumin e fundit, aktivitetin fizik dhe rrahjet e zemrës gjatë gjumit, për të ofruar një pasqyrë të gatishmërisë ditore. Në vend që të mbështeten vetëm te një filxhan tjetër kafeje, studentët mund të marrin një këndvështrim shtesë mbi cilësinë e pushimit të tyre dhe nëse mund të jetë e dobishme të përshtatin ritmin e ditës.

Asnjë nga këto nuk do ta bëjë provimin më të lehtë, por mund t’u japë studentëve një kontekst shtesë për të vendosur kur të vazhdojnë studimin dhe kur mund të jetë më e zgjuar të ngadalësojnë ritmin.

Ditët e gjata të studimit shpesh nënkuptojnë edhe më pak lëvizje, vetëm aq sa mund të realizohet mes leksioneve. Ecja deri në fakultet, zbritja nga transporti publik disa ndalesa më herët ose një pushim i shkurtër mes dy sesioneve të studimit, të gjitha kanë rëndësi. Lëvizja nuk ka pse të bëhet një tjetër objektiv në një axhendë tashmë të ngarkuar. Ndonjëherë mjafton thjesht të largoheni për pak çaste nga ekrani përpara se t’i riktheheni studimit.

Nga leksioni i parë deri te sesioni i fundit i studimit

Për të qenë i dobishëm gjatë gjithë ditës, një orë inteligjente duhet të jetë mjaftueshëm komode për të qëndruar në kyçin e dorës nga alarmi i mëngjesit deri në momentin e gjumit.

Galaxy Watch9 ka një kasë me trashësi 8,6 mm dhe një rrip të butë e të lehtë Sport Band, të krijuar për një vendosje më komode dhe të sigurt në kyçin e dorës. Platforma Snapdragon Wear Elite mundëson hapje më të shpejtë të aplikacioneve dhe një përdorim më të rrjedhshëm, ndërsa bateria me kapacitet më të madh mbështet monitorimin e aktivitetit gjatë ditës dhe monitorimin e gjumit gjatë natës.

Galaxy Watch9 nuk do ta zgjasë ditën, nuk do ta japë provimin në vendin tuaj dhe as nuk do ta përfundojë prezantimin. Ajo që mund të bëjë është t’i ndihmojë studentët të kenë orarin gjithmonë në vëmendje, të kuptojnë më mirë sa janë çlodhur dhe të dallojnë kur mund të jetë momenti për një pushim.

Një ditë e mirë nuk është ajo ku arrin të fusësh gjithçka, por ajo ku nuk humbet nga sytë ajo që ka vërtet rëndësi.

Në kombinim me Galaxy Watch9, një smartfon i palosshëm Galaxy shërben si qendër më e madhe për menaxhimin e pajisjeve të lidhura, duke bashkuar në një vend oraret, mesazhet dhe informacionet e detajuara mbi shëndetin dhe aktivitetin.

Galaxy Watch9 është i disponueshëm në Shqipëri. Për më shumë informacion mbi modelet dhe veçoritë e disponueshme, mund të klikoni këtu.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ka reaguar pas…