Anita Haradinaj: S’e kuptoj qeverinë pse s’ka mbledhur fakte për të ngritur aktakuzë kundër Serbisë
Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, ka folur sot në “Klan Kosova”, duke rikthyer në vëmendje lirimin e bashkëshortit të saj nga Haga, para shumë vitesh. Ajo ka deklaruar se të njëjtin vendim e ka pritur edhe për katër ish-krerët e UÇK-së.
Në emisionin “Kosova Today”, Haradinaj është shprehur e shqetësuar që, sipas saj, shteti dhe konkretisht Qeveria e Kosovës nuk është fokusuar në mbledhjen e provave dhe fakteve për të ngritur aktakuzë ndaj Serbisë.
“Nuk e kuptoj qeverinë e sotme, pse nuk ka mbledhë prova e fakte për të ngritur aktakuzë, shteti mbi shtetin. Kosova mbi Serbinë. I kemi masakrat e shumta, gra të dhunume… e kemi një luftë të Ushtrisë Çlirimtare, kur secili individ që e ka pasë një pushkë në shpi e ka kap qat pushkë me ruajt pragun e shpisë. Prandaj, më dhemb, pse shteti nuk është fokusu, konkretisht qeveria Kurti”, ka deklaruar Haradinaj.



