‘Qe ku është hajni, mashtruesi’, Hysni Gucati para qytetarëve për Kurtin
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur një protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-katërshes së UÇK-së. Protesta është paralajmëruar të mbahet nesër, në orën 12:00.
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka folur rreth protestës, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë.
Gucati ka debatuar edhe me një qytetar në sheshin e Prishtinës.
“5 propozime. Shkruaj 5 propozime në letër, unë t’i marrë”, i është përgjigjur Gucati qytetarit, pasi ai i ishte drejtuar me pyetjen: “A bën unë me ta dhënë një propozim?”.
“A i keni 20 miliardë buxhet? Çka na vyn 20 miliardë buxhet kur na dënohen këta (liderët e UÇK-së)?”, ka vazhduar qytetari.
“Qe ku është hajni, qe ku është mashtruesi. Unë s’jam Qeveria”, ka theksuar kreu i OVLUÇK-së, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti. /Klan Kosova



