Sherif Krniq: Një vendim gjykate nuk mund ta fshijë historinë dhe sakrificën e Kosovës

17 shtator 2026 | 18:41

Kryetari i Shoqatës “Malësia” në Kaliforni, Sherif Krniq, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në një deklaratë të tij, Krniq shprehet se kjo është një ditë e dhimbshme për familjet e të akuzuarve dhe për shumë shqiptarë që e kanë përjetuar luftën e Kosovës.

“Sot është një ditë që dhemb. Si shqiptar, nuk mund të mos ndiej dhimbje për këta burra dhe për familjet e tyre.”

Ai thekson se Kosova e ka paguar lirinë me shumë gjak dhe se sakrifica e popullit të Kosovës nuk duhet të harrohet.

“Ka familje që ende presin të dinë fatin e më të dashurve të tyre, ka nëna që presin djemtë dhe ka dëshmorë që nuk u kthyen kurrë në shtëpi”, shprehet Krniq.

Kryetari i Shoqatës “Malësia” nënvizon rëndësinë e drejtësisë dhe përgjegjësisë individuale, duke theksuar njëkohësisht se një vendim gjykate nuk mund të fshijë historinë e një populli dhe luftën e tij për liri.

“Drejtësia duhet të jetë për të gjithë dhe përgjegjësia duhet të jetë individuale. Por një vendim gjykate nuk mund ta fshijë historinë e një populli dhe luftën e tij për liri”, thuhet në deklaratë.

Krniq shprehet se Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij janë pjesë e një kapitulli të rëndësishëm të historisë së Kosovës dhe se mendimet e tij janë me ta, me familjet e tyre dhe me të gjithë ata që po e përjetojnë këtë ditë me dhimbje.

Ai u bën thirrje shqiptarëve që të presin edhe procesin e apelit dhe të besojnë se e vërteta do të dalë në dritë.
Në fund të deklaratës, Sherif Krniq përcjell mesazhin:

**“🇽🇰 Kosova nuk harrohet.
Dëshmorët nuk harrohen.
Sakrifica nuk harrohet.
Liria nuk harrohet.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët, kudo që janë. 🇦🇱🇽🇰

Ja postimi plotë:

Sot është një ditë që dhemb.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u përballën sot me një nga vendimet më të rënda të jetës së tyre. Gjykata në Hagë dha dënimet për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, ndërsa vendimi nuk është ende përfundimtar dhe mund të apelohet.

Si shqiptar, sot nuk mund të mos ndiej dhimbje për këta burra dhe për familjet e tyre.

Kosova e ka paguar lirinë me shumë gjak. Ka familje që ende presin të dinë fatin e më të dashurve të tyre, ka nëna që presin djemtë, dhe ka dëshmorë që nuk u kthyen kurrë në shtëpi.

Ne nuk duhet të harrojmë as viktimat dhe as sakrificën e popullit të Kosovës. Drejtësia duhet të jetë për të gjithë dhe përgjegjësia duhet të jetë individuale. Por një vendim gjykate nuk mund ta fshijë historinë e një populli dhe luftën e tij për liri.

Për mua, Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij janë pjesë e një kapitulli të rëndësishëm të historisë së Kosovës. Sot mendimet e mia janë me ta, me familjet e tyre dhe me të gjithë ata që po e përjetojnë këtë ditë me dhimbje.

Të presim edhe procesin e apelit dhe të besojmë se e vërteta do të dalë në dritë.

🇽🇰 Kosova nuk harrohet.
Dëshmorët nuk harrohen.
Sakrifica nuk harrohet.
Liria nuk harrohet.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. 🇦🇱🇽🇰

Banner

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Para së gjithash, unë jam marrë me këtë çështje për…