OVLUÇK-ja pas protestës: Shqiptarët nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për UÇK-në
18 shtator 2026
| 13:32
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas protestës së mbajtur në Prishtinë, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen.
Përmes një reagimi, OVLUÇK-ja ka theksuar se shqiptarët do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Faleminderit, shqiptarë! Ky popull nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për UÇK-në, deri në vendosjen e drejtësisë dhe të së vërtetës”, është thënë në reagimin e OVLUÇK-së.



