Portugalia fton Cristiano Ronaldon për Ligën e Kombeve

18 shtator 2026 | 15:45

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Kombëtares së Portugalisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ronaldo është përfshirë në mesin e 25 futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi i ri i Portugalisë, Jorge Jesus, i cili të premten ka publikuar listën.

Sulmuesi i Al-Nassrit raportohej se po e konsideronte pensionimin nga Kombëtarja pas Kupës së Botës 2026, por ai është ftuar sërish nga Portugalia. Kjo do të jetë gjithashtu hera e parë që Jorge Jesus do ta drejtojë Portugalinë në një ndeshje zyrtare.

Portugalia do t’i zhvillojë katër ndeshje në kuadër të Grupit A4 të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Uellsin, Norvegjinë dhe Danimarkën. Ronaldo, 41-vjeçar, do të jetë kapiten i Portugalisë, për të cilën ka regjistruar 233 paraqitje dhe ka shënuar 146 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka bërë…