Prelec: E drejta e Kosovës dhe Kroacisë për pavarësi s’mund të gjykohet kurrë

18 shtator 2026 | 16:05

Marko Prelec, pjesë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ka komentuar reagimet pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se ato i ngjajnë reagimeve të kroatëve ndaj rasteve të gjykuara në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY).

Sipas Prelecit, si në Kroaci ashtu edhe në Kosovë ekziston një keqkuptim rreth këtyre proceseve, pasi ato nuk kanë të bëjnë me legjitimitetin e luftës për pavarësi. Ai thekson se edhe gjyqtari i Hagës, Smith, e ka bërë të qartë këtë dallim.

“Është e trishtueshme të shohësh komentatorë, përfshirë disa që kanë punuar në ICTY dhe që duhet ta dinë më mirë, duke e nxitur këtë qasje. Nuk do t’i përmend emrat, por nuk është e vështirë t’i gjesh. Është një iluzion i dëmshëm. Na dëmton dhe na pengon të ecim përpara”, ka shkruar Prelec në platformën “X”.

Megjithatë, ai ka thënë se edhe drejtësia ndërkombëtare mban një pjesë të përgjegjësisë për mënyrën se si është perceptuar procesi. Sipas tij, doktrina e ndërmarrjes së përbashkët kriminale është përdorur në mënyrë të gjerë dhe të panevojshme, duke përzier “qëllimet e pastra” me “mjetet kriminale të përdorura për t’i arritur ato”.

“E drejta e Kosovës për pavarësi, njësoj si ajo e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë në bankën e të akuzuarve. Të sillesh sikur është, vetëm na bën të dukemi keq”, ka shkruar Prelec.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Kombëtares së Portugalisë…