Gashi për vendimin e Speciales: Rastet që përmendi trupi gjykues janë të mbyllura, s’kanë mundur të përdoren kundër tyre
18 shtator 2026
| 16:44
Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se rastet që janë përmendur nga trupi gjykues gjatë shqiptimit të dënimit ndaj katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë të mbyllura dhe, sipas tij, nuk kanë mundur të përdoren kundër tyre.
“Ne avokatët vendorë e dimë që këto raste që i përmendi Trupi Gjykues janë raste të përmbyllura, të plotfuqishme dhe nuk kanë mundur të përdoren prej asnjërit prej tyre”, ka thënë Gashi.
Më tutje, Gashi ka kritikuar edhe strategjinë e mbrojtjes së katër krerëve të UÇK-së.
“Në prizmin tim, strategjia e mbrojtjes ka qenë krejtësisht e gabuar për shkak që të mos i lejojnë, në kuptimin me i këshilluar që mos me dhënë deklarata mbrojtëse”, është shprehur ai.



