“Revoltën në Kosovë po e udhëheqin të rinjtë, ‘fëmijët e lirisë’”
18 shtator 2026
| 18:39
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shkruar në lidhje me protestat që po mbahen në Kosovë pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Çitaku tha se më e bukura e kësaj revolte është se po i prijnë të rintë, fëmijët e lirisë.
“Fëmijët e lirisë.Fëmijë të rritur me dinjitetin që ta jep liria dhe shteti. Me ëndrra të mëdha e të bukura. Fëmijë që sot janë bërë të rritur dhe që nuk pranojnë që historia e këtij vendi të nëpërkëmbet.Fëmijë pa ngarkesa ideologjike e partiake. Nuk dalin për parti. Dalin për UÇK-në. Dalin për liri.Fëmijët e lirisë, të pakontaminuar nga rrëfimet e fabrikuara për UÇK-në” shkruan Çitaku.



