Musliu-Shoshi: Në ditët më të errëta të Kosovës, Donika Gërvalla është ministre e Drejtësisë
18 shtator 2026
| 22:29
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se në ditët më të errëta të Kosovës, ministre e Drejtësisë është Donika Gërvalla.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka publikuar videon ku Daçiq i kishte thënë asaj se ka ndihmuar në akuzat ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Ky ka qenë misioni i Donikës!
E sot, në ditët më të errëta të Kosovës, kjo është Ministrja e Drejtësisë.
Edhe sa me duru kjo tokë”, ka shkruar Shoshi.



