“Nuk mund të besoja”, Hoxhaj rrëfen përjetimin në Hagë: Vërehej në ajër se do të ishte vendim drakonik

18 shtator 2026 | 23:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vërehej në ajër që do të jetë një vendim drakonik për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte i pranishëm në Galerinë e Publikut kur u shqiptua dënimi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

“Unë isha vetë në Galeri duke e ndjekë seancën afër dhe në ajër shihej që para se me ia nisë me e lexu vendimin gjykatësi, që do të jetë një vendim drakonik. 25 vjet. Po s’i kanë marrë 25 vjet ata të cilët kanë planifiku gjenocid, spastrim etnik në krejt ish-Jugosllavinë”, tha Hoxhaj te DPT Te Fidani.

Ndër të tjera, ai tha se ajo që ka ndodhur në gjykatë me aktgjykimin dënues, është “përmbysje e historisë së Kosovës”.

“Unë mendoj se çfarë ndodhi atë ditë në Gjykatë, është përmbysje e historisë së Kosovës. Nuk mujshe me besu që një panel gjyqësor i një gjykate e cila thotë se është Gjykatë e Kosovës, e nisë tregimin me marsin e 98-tës dhe nuk e përmend aparteidin, nuk e përmend okupimin, nuk i përmen përndjekjet, nuk e përmend faktin që janë vra fëmijë e gra, nuk e përmend shtypjen 100-vjeçare, nuk e përmend shpërnguljen dhe spastrimin etnik dhe nuk e përmend gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë – të gjitha këto të dokumentume nga organizatat ndërkombëtare, prej OKB-së e deri poshtë”, tha Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët e Kosovës do të protestojnë të hënën. Kjo është…