Shukri Buja: Të gjithë në protesta përballë padrejtësisë që po i bëhet këtij populli, në emër të tij

20 shtator 2026 | 13:16

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protesta, duke shprehur kritikë ndaj institucioneve dhe subjekteve politike për, siç ka thënë ai, mungesën e veprimeve konkrete.

“Isha pjesëmarrës në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së, po ashtu edhe në protestën e organizuar në mbrëmje, ‘Jo në emrin tim’. Me bindje e them se rinia është e mrekullueshme, qytetarët janë të jashtëzakonshëm, ndërsa mërgimtarët po tregohen në nivel maksimal!

Të gjithë në protesta, përballë padrejtësisë që po i bëhet këtij populli, në emër të tij.

Po ku është Parlamenti i Kosovës? Ku janë subjektet politike? Ku është Qeveria e Kosovës? Ku është Akademia e Shkencave? Ku është…?!

Asnjë veprim me peshë!

Po ku je, partia ime, që nuk e thirre as mbledhjen e Këshillit Drejtues, as kryetarët e degëve nuk i ftove për organizim, koordinim e bashkëveprim?

Kështu nuk ecet. Kështu nuk mbrohet askush. As udhëheqësit tanë që u dënuan padrejtësisht, as lufta çlirimtare, as shteti ynë.

Ndërkohë, deputetë, vazhdoni me reklama individuale, selfie dhe fotografi nga tubimet…

Ju kuptoj. Ju duhen votat nesër!

Por historia nuk do ta mbajë mend sa fotografi bëtë. Do ta mbajë mend kush ishte aty kur duhej të ishte aty dhe çfarë bëri kur duhej të vepronte!”, ka shkruar Shukri Buja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka kritikuar ashpër kalendarin…