Edhe në Vjenë ngrihet zëri i bashkatdhetarëve kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
20 shtator 2026
| 15:08
Jo vetëm në Gjermani, Zvicër e Kanada, por edhe në Vjenë të Austrisë është protestuar sot kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Diaspora shqiptare në Vjenë është mobilizuar dhe i është bashkuar protestave në mbështetje të katër ish-komandantëve të UÇK-së.
Me flamuj kuq e zi dhe flamuj të UÇK-së, bashkatdhetarët në Vjenë iu janë bashkuar thirrjes së përbashkët: “Liri për çlirimtarët”.



