Aksident hekurudhor në Klinë, tre persona të lënduar
22 shtator 2026
| 08:06
Një aksident hekurudhor ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në Komunën e Klinës, ku si pasojë janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Lajmin e ka bërë me dije Mirsim Beqiri, Hetues i Aksidenteve Aeronautike dhe menaxhues i mbarëvajtjes dhe koordinimit me KHAIA-n.
Sipas tij, fatmirësisht nuk ka viktima, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Beqiri ka theksuar se ekipi kujdestar i KHAIA-s ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryen ekzaminimet dhe po mbledh informacionet fillestare lidhur me aksidentin.




