Betisi në garë për sulmuesin Lutfi Dalipi

22 shtator 2026 | 12:33

Forma e mirë e sulmuesit Lutfi Dalipi në Superligën zvicerane ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të njohura në Evropë. Real Betisi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit, i cili është i huazuar te Vaduz nga Young Boys.

Sipas raportimeve, skautët e Betisit e kanë përcjellë nga afër Dalipin, të cilin po e shohin si përforcim për të ardhmen dhe synojnë transferimin e tij vitin e ardhshëm.

20-vjeçari ka kontratë me Young Boys deri në vitin 2030, ndërsa klubi zviceran është i gatshëm ta shesë për një ofertë prej 2 deri në 3.5 milionë eurosh.

Megjithatë, përveç Betisit, edhe disa klube të tjera po e monitorojnë nga afër Dalipin, përfshirë Fiorentinën nga Italia dhe Bragën nga Portugalia. Në 12 ndeshje zyrtare në sezonin aktual, Dalipi ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tetë asistime për Vaduzin. Së fundmi, ai është ftuar edhe nga Kombëtarja U21 e Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it kanë dhuruar pajisje sportive…