A ndikoi në largimin e Xhakës solidarizimi me krerët e UÇK-së? Drejtori i Zvicrës u përgjigjet gazetarëve
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është larguar nga grumbullimi i kombëtares helvetike për shkak të një certifikate të falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.
Çështja ka marrë vëmendje në Zvicër dhe është diskutuar edhe gjatë konferencës për media të drejtorit sportiv të kombëtares, Pierre Luigi Tami.
Gjatë konferencës, Tami është pyetur edhe nëse solidarizimi i Xhakës me krerët e UÇK-së, të cilët së fundmi janë dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, kishte ndikuar në largimin e tij nga grumbullimi.
Tami e ka cilësuar këtë si çështje private të futbollistit.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ai mori vendimin për t’u bërë publik po aq shpejt. Nuk ishte e lehtë për të ndërmarrë këtë hap. Kjo ishte një çështje private. Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) nuk lëshoi asnjë direktivë vaksinimi. Ekipi kombëtar nuk ka të bëjë fare me këtë. Mbështetja e tij për presidentin e dënuar të Kosovës është gjithashtu një çështje private”, ka thënë Tami.



