Nesër bllokohet për 24 orë një pjesë e rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë

22 shtator 2026 | 14:49

KRU “Gjakova” ka njoftuar se nesër, më 23 shtator, ekipet e kompanisë do të zhvillojnë punime në rrugën “Nënë Tereza”, në afërsi të Çerdhes së Devës, në qendër të qytetit të Gjakovës.

Në njoftim bëhet e ditur se për realizimin e punimeve do të bllokohet përkohësisht një pjesë e trasesë së rrugës, ku do të ndërtohet puseta e kanalizimit, e cila do të ofrojë zgjidhje për problemet e kanalizimit për banorët e kësaj zone.

“Bllokimi i rrugës do të zgjasë 24 orë. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të punimeve”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump mohoi të martën pretendimet se Shtetet…