Rama shkarkon Vlora Hysenin

22 shtator 2026 | 16:10

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar nga Nju-Jorku se ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit (ShISh), Vlora Hyseni.

Rama ka bërë me dije se pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me presidentin e Republikës së Shqipërisë, do të zgjedhin drejtuesin e ri të institucionit të inteligjencës.

Njoftimi për shkarkimin e Hysenit është bërë nga Rama gjatë qëndrimit të tij në Nju-Jork.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për Dhomat e…