Kryeinspektori i MMPH-së shpallet i pafajshëm për rastin “Brezovica”
Bedri Halimi ka njoftuar se është shpallur i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës lidhur me rastin “Brezovica”.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai ka bërë të ditur se vendimi është marrë unanimisht nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore për Krime të Rënda në Pejë.
Sipas tij, aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, në kuadër të procesit të njohur si rasti “Brezovica”.
“Kur akuza nga policët hetues dhe prokurori ndërtohet pa fakte, përballet me prova, e fjalën e fundit e thotë Gjykata”, ka shkruar ai.
Ai ka theksuar se vendimi i gjykatës e ka shpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar Miq!
Sot në Gjykatën Themelore për Krime të Rënda në Pejë, u shpalla unanimisht nga trupi gjykues i pafajshëm, si kryeinspektor i MMPH-së, për të gjitha pikat e aktakuzës të ngritura nga Prokuroria Themelore ne Ferizaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për procesin Brezovica.
Kur akuza nga policët hetues dhe prokurori ndërtohet pa fakte, përballet me prova, e fjalën e fundit e thotë Gjykata.



