Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih

22 shtator 2026 | 22:38

Vigan Berisha, ka pranuar zyrtarisht nga Këshilli Federal i Konfederatës Zvicerane, Ekzekuaturën si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih.

Ky akt shënon një moment të ri institucional për përfaqësimin konsullor të Republikës së Kosovës në Zvicër, pas riorganizimit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme.

Me këtë njohje zyrtare, Vigan Berisha, bëhet Konsulli i parë i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih që nga themelimi i këtij niveli të përfaqësimit konsullor.

Z. Berisha, është diplomat i karrierës dhe ka përvojë mbi 15-vjeçare në institucionet e Republikës së Kosovës, ka përfunduar shkencat politike dhe juridike.

Në dhjetor 2023, z. Berisha, mori detyrën e Konsullit dhe Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, duke udhëhequr përfaqësimin konsullor të Republikës së Kosovës në këtë qytet deri në ngritjen e tij në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se…