Spektakël në Milano, J-Lo dhe Musetti dhurojnë një moment të veçantë në pasarelë

23 shtator 2026 | 11:06

Java e Modës në Milano ka mbledhur artistë, aktorë, e personalitete të shquara të botës së modës, në një tjetër shfaqje kreative.

Mbrëmë ishte pasarela e gjigantit Prada dhe Diesel, teksa mbrëmja u mbyll me “Vogue World” në galerinë “Vittorio Emanuele II”, shkruan IndeksOnline.

Mbi pasarelë zbriten emra eminentë të modës, teksa vëmendjen e mori Jennifer Lopez.

Në mes të shfaqjes, ajo u ftua për një vallëzim të shkurtër nga tenisti i famshëm, Lorenzo Musetti.

Pamja e J-Lo dhe fustani i saj madhështor nga Dolce&Gabbanna bënë që të gjithë të kthejnë kokën drejt këtij momenti ikonik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur çështjen e dënimeve…