Altini rikthen mesazhin e babait: Nëse dashuria për lirinë gjykohet, atëherë vetë historia do të dënohet
23 shtator 2026
| 11:15
Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka rikthyer në vëmendje fjalët e babait të tij nga deklaratat përmbyllëse në gjyqin në Hagë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Altin Krasniqi ka ndarë fjalimet e Jakup Krasniqit gjatë prezantimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe fjalët e tij të fundit të mbajtura më 18 shtator në procesin gjyqësor në Hagë.
“Nëse dashuria për lirinë gjykohet si krim, atëherë vetë historia do të dënohet”, ka shkruar Altin Krasniqi.



