Haradinaj përkujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e vrasjes nga paramilitarët e Serbisë
24 shtator 2026
| 11:40
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e vrasjes së tij në Banjskë.
Haradinaj ka thënë se Bunjaku “ra në krye të detyrës, duke mbrojtur Kosovën e lirë dhe të pavarur” nga sulmi i grupit të armatosur serb.
Ai ka kritikuar, siç ka thënë, faktin që autorët e sulmit mbeten të lirë, ndërsa ish-pjesëtarë të UÇK-së po gjykohen në Hagë.
“Kushdo që po tenton ta rishkruajë historinë e Kosovës dhe ta barazojë viktimën me agresorin, le ta dijë se plagët tona janë ende krejtësisht të freskëta”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



