Haxhiu për vendimin e Kushtetueses: Nesër pas Kryesisë do të flasim për medie
24 shtator 2026
| 12:46
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë detaje lidhur me veprimet që do të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin, duke thënë se për këtë çështje do të flasë nesër pas mbledhjes së Kryesisë.
E pyetur për hapat që do të ndërmerren pas vendimit të Kushtetueses, Haxhiu ka kërkuar që sot vëmendja të jetë te përkujtimi i heroit Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij.
“Nesër pas mbledhjes së Kryesisë do të flasim për medie, ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.



